8.5 C
Pec
E enjte, 30 Nëntor, 2023

Stoltenberg në Beograd: Asociacioni është çelësi për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha nga Serbia se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është çelësi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Në një konferencë të përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ai i bëri thirrje të dyja vendeve që të vazhdojnë dialogun, sepse, siç theksoi, kjo është e vetmja rrugë drejt paqes.

“Ne diskutuam gjithashtu tensionet në veri të Kosovës dhe rëndësinë e misionit paqeruajtës të KFOR-it, i cili garanton sigurinë për dy dekada. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në mënyrë të paanshme dhe brenda mandatit. Anëtarët e KFOR-it kanë pësuar sulme, kemi parë trazira në shtator. Autorët duhet të sillen para drejtësisë”, tha Stoltenberg. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...