20.1 C
Pec
E enjte, 28 Shtator, 2023

Stoltenberg: Ngjarjet e fundjavës, provë e gabimit strategjik të Rusisë

Ngjarjet e fundjavës ruse janë dëshmi e gabimit strategjik që bëri Rusia kur sulmoi Ukrainën, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ngjarjet e fundjavës janë një çështje e brendshme për Rusinë dhe një tjetër demonstrim i gabimit të madh strategjik që presidenti Vladimir Putin bëri me aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe luftën në Ukrainë,” tha Stoltenberg gjatë një vizite në Lituani të hënën, njoftojnë mediat skandinave.

Stoltenberg tha se NATO po monitoron situatën në Rusi.

“Ndërsa Rusia vazhdon ofensivën e saj, është gjithnjë e më e rëndësishme që ne të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën,” tha ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...