20 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Stoltenberg: Rusia e di se do të ketë pasoja të rënda nëse armët bërthamore përdoren në Ukrainë

Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se Rusia e di se do të ketë “pasoja të rënda” nëse armët bërthamore përdoren në Ukrainë.

Stoltenberg, në një intervistë të dhënë për CNN, ka thënë se nuk do të elaboroj se si do të reagojnë veçse kjo varet se çfarë lloj armësh mund të përdorë Rusia, shkruan CNN.

“Ata e dinë se do të ketë pasoja të rënda. Nuk do të elaboroj saktësisht se si do të reagojmë, kjo varet se çfarë lloj armësh të shkatërrimit në masë mund të përdorin”, tha ai.

Komentet e tij vijnë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ngriti spektrin e përdorimit të armëve bërthamore në një fjalim të mërkurën.

“Ne po i dërgojmë këto mesazhe dhe po e bëjmë të qartë për të parandaluar që kjo të ndodhë”, tha Stoltenberg.

“Gjëja është,” vazhdoi ai, “mundësia e ndonjë përdorimi të armëve bërthamore është ende e ulët, por pasojat e mundshme janë kaq të mëdha, kështu që ne duhet ta marrim këtë seriozisht. Dhe retorika, kërcënimet që presidenti Putin [po] bën vazhdimisht rrisin tensionet, janë të rrezikshme dhe të pamatur”, tha Stoltenberg./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...