Pacienti 54-vjeçar, i cili nuk është identifikuar, u ankua për dhimbje në stomak dhe kërkoi ndihmë nga mjekët.
Mjekët vënë re se burri ishte i fryrë dhe mund të ndiejë ‘diçka që i ngjante gurëve të vegjël’ kur ata preknin barkun e tij, transmeton KosovaPress.
Skanimi më pas tregoi objektet që ‘zënë gjithë stomakun’ e pacientit nga Koreja Jugore.
Pas marrjes në pyetje, ai pranoi se shpesh hante monedha dhe guralecë kurdoherë që ndihej i shqetësuar – përkundër marrjes së ilaçit për qetësim.
Njeriu, i cili mendohet të jetë nga Goyang në veri të kryeqytetit Seul, u lind me një paaftësi intelektuale.
Kirurgët u përpoqën fillimisht për të hequr objektet duke përdorur një gastroskopi – ku një tub hollë është futur në stomak përmes gojës.
Megjithatë, ata dështuan për shkak të sasisë së objekteve të pranishme dhe nuk ishte e qartë se sa prej tyre pacienti kishte gëlltitur.
Ditën tjetër, ekipi i kirurgëve i nxori trupat e huaj një nga një përmes një procedure të ndryshme kirurgjikale, transmeton KosovaPress.
Gjërat e nxjerra përfshinin guralecë, monedha dhe kapak shishesh, tha mjeku Pyong Wha Choi.
Pacienti u lirua nga Spitali Ilsan Paik i Universitetit Inje dhe shkoi në shtëpi pas një qëndrimi nëntë ditor.
Nuk është e qartë se sa kohë trupat e huaj kishin qenë brenda tij. Mjeku Choi tha se gëlltitja e trupave të huaj është më e zakonshme te fëmijët, pasi ato gëlltiten aksidentalisht. Megjithatë, te të rriturit e shëndetshëm, objektet që më së shumti gëlltiten përfshijnë peshqit dhe eshtrat e pulave. /Njeshi/
]]>