A keni vënë re që fëmija juaj është më i tërhequr ose nervoz pas shkollës?
Ndonjëherë, fëmijët nuk e tregojnë hapur stresin e tyre, por ka shenja që prindërit duhet të dinë t’i dallojnë.
▪ Mungesa e dëshirës për të folur për ditën në shkollë
▪ Ndryshime të papritura në sjellje si irritim ose lodhje e vazhdueshme
▪ Ankesa për dhimbje të kokës ose të barkut, që shpesh lidhen me ankthin
▪ Ndryshimet fizike që mund të jenë shenjë e stresit
▪ Pagjumësia ose vështirësia për të fjetur
▪ Humbje ose shtim i papritur në peshë
▪ Lodhje e vazhdueshme, edhe pas periudhave të pushimit
▪ Ulje e performancës akademike
▪ Ndryshim i sjelljes në klasë
▪ Rënia e papritur e rezultateve të notave ose mospërqendrimi në mësime
▪ Frika e tepruar nga provimet dhe detyrat
▪ Tërheqja nga aktivitetet sociale dhe mospjesëmarrja në aktivitete jashtëshkollore
Pse fëmijët e fshehin stresin nga prindërit?
Ka disa arsye pse fëmijët mund ta fshehin stresin nga prindërit dhe ato lidhen me:
▪ Frika nga dënimi ose presioni për të qenë të suksesshëm
▪ Moskuptimi i vetë emocioneve të tyre ose paaftësia për t’i shprehur
▪ Pasiguria që i bën të mendojnë se duhet t’i zgjidhin vetë problemet
Si ta ndihmoni fëmijën të flasë për stresin?
Komunikimi i hapur, por pa presion: Krijoni një atmosferë ku fëmija juaj ndihet i sigurt të flasë.
Pyesni me takt: Në vend që të bëni pyetje direkte, pyetni se si ndihet në lidhje me aktivitete të caktuara në shkollë.
Vëzhgoni rutinën e tyre: Ndryshimet në zakonet e përditshme janë tregues të rëndësishëm, citon Anabel.
Duke u përqendruar te komunikimi i hapur dhe vëzhgimi i vazhdueshëm i rutinës, prindërit mund të identifikojnë herët shenjat e stresit dhe t’i ofrojnë fëmijës mbështetjen e nevojshme./Njeshi&Telegrafi/