Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur në publik si “Stresi” është liruar nga paraburgimi 48-orësh.
Këtë e ka bërë të ditur vetë, Stresi përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, derisa gjithashtu njoftoi se do të performojë në një klub nate në Tiranë.
“Sapo dola shihemi…. “, shkroi reperi në postimin e tij.
Vetëm të premten, prokuroria në Pejë i shqyrtoi masën e paraburgimit prej 48-orësh, duke qenë se reperi ishte vetë-dorëzuar në stacionin policor nën përfaqësimin e avokatit të tij.
Stresi ishte në kërkim me javë nga autoritetet e Kosovës, pasi dyshohet të jetë përfshirë në një përleshje në një diskotekë në Pejë.
Në këtë rast, dyshohet se u përfshinë po ashtu Noizy dhe DJ i tij, të cilët u arrestuan dhe u liruan me vendim të autoriteteve kosovare./Njeshi/