21 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Struga e fiton derbin ndaj Shkëndijës dhe shpallet kampione në Maqedoninë e Veriut

Struga Trim & Lum është shpallur kampione për sezonin 2023/24 në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Struga e fitoi sot derbin ndaj Shkëndijës në kuadër të xhiros së 32-të dhe të parafundit, shkruan Gazeta Express.

Struga fitoi si mysafire me rezultatin 0:2, falë golave të Besart Ibraimit (43’) dhe Marjan Radeskit (48’).

Kjo ndeshje ishte edhe përcaktuese për skuadrën kampione, pasi ishte një përballje mes dy skuadrave të para në tabelë.

Strugës i shkoi për shtati edhe barazimi i Shkupit me Brera Strumicën (0:0).

Struga ka tri pikë më shumë se Shkëndija dhe rezultat më të mirë në ndeshjet në mes veti, me çka edhe shpallet kampion i këtij sezoni.

Për klubin shqiptar është ky titulli i dytë në histori të klubit, si dhe i dyti rresht. /Gazeta Express/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...