19.1 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Studentët akuzojnë policinë për dhunë: Protesta ishte paqësore

Anita Mjeku, nga Lëvizja Feministe Studentore, ka thënë se Policia e Kosovës ka përdorur dhunë ndaj protestuesve, duke i larguar ata nga hyrja e Rektoratit.

Kjo pasi sot gjatë ditës anëtarët e Lëvizjes Feministe Studentore kanë bllokuar derën e objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, pasi Këshilli i Etikës në mbledhjen e së mërkurës nuk mori ndonjë vendim në lidhje me denoncimet e studenteve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual.

Mjeku ka thënë se protestuesit studentë janë duke përfunduar në emergjencë pas dhunës së policëve.

Ajo ka theksuar se deri në përjashtim të Xhevat Krasniqit ata nuk do të ndalen.

“Edhe një herë u mblodhën Këshilli i Etikës edhe një herë nuk morën vendim. Edhe kësaj here e përdorën dhunën policore për me na larguar prej hymjes së rektoratit e për me na zbraps prej kërkesave tona. Sot si herën e kalume policët kanë përdorur dhunën ndaj protestuesve, edhe herën e kaluar edhe sot protestuesit studentë janë duke përfunduar në emergjencë. Në ju bamë thirrje Këshillit të etikës se sa herë do të kenë mbledhje ne do të jemi aty. Deri në përjashtim të Xhevat Krasniqit ne do të jemi këtu. As dhuna policore e as selamet e tyre nuk kanë me na zbraps prej kërkesave tona”, ka thënë ajo.

Mjeku nga Lëvizja Feministe Studentore ka shtuar se asgjë nuk do ti ndalë dhe se rezistenca do të vazhdojë.

“Neve asgjë nuk do të na ndalë, rezistenca do të vazhdoj. Për Xhevat Krasniqin ka filluar hetim policor për ngacmim seksual. Ngacmimi seksual është krim, dhe këtu edhe një herë policia na trajton si kriminelë. As një herë gjatë mbledhjes nuk e ka potencuar ngacimin seksual, kanë thënë gjuhë e papërshtatshme. Gjatë mbledhjes që ata janë thirrë për me i marr deklarata e çikave, kanë thënë se pa dyshim që nënshkrimet janë falsifikuar, nuk po ju besojnë historisë së çikave, po dojnë edhe një herë me i verifiku nënshkrimet”, ka thënë ajo./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...