20.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Studentët kërkojnë që kisha në kampusin e UP të shndërrohet në muze: Aty të pasqyrohet gjenocidi serb

Pankartat “Objekt i ngritur nga kriminelët”, “Stop nxitjes së urrejtjes”, “Jo shenja krimi në kampus”, e “Krimet e Millosheviqit dhe Arkanit nuk i falë askush”, dhe fotografi që tregojnë gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, janë vendosur nga studentët në kishën ortodokse në oborrin e UP-së pas liturgjisë që është mbajtur dje në këtë objekt.

Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor deklaruan se objekti i kishës në kampusin universitar është objekt i trashëgimisë së kriminelit Millosheviq dhe Arkanit dhe simbol i gjenocidit të kryer në Kosovës.

Kryetari i Parlamentit Studentor, Erblin Hoxha, tha se ky objekt ose duhet të largohet nga kampusi i UP-së ose të shpallet muze për pasqyrimin e gjenocidit serb mbi popullin e Kosovës.

Ai u shpreh se nga institucionet e Kosovës kërkojnë lirimin e kampusit universitar nga simbolet e krimit të Millosheviqit dhe Arkanit.

Kundër mbajtjes së liturgjisë në objektin e kishës ortodokse aksion ka mbajtur sot edhe Partia Socialdemokrate. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...