20.1 C
Pec
E enjte, 28 Shtator, 2023

Studiuesit gjejnë një sferë misterioze të artë në brigjet e Paqësorit të Alaskës

Një sferë misterioze e artë që mund të jetë një vezë e lëshuar nga një krijesë e panjohur deti është zbuluar në fund të oqeanit në brigjet e Paqësorit të Alaskës.

Objekti rrumbullak me një vrimë intriguese u gjet në një thellësi prej rreth 3 kilometrash nga një eksplorues nëndetësesh me telekomandë.

Shkencëtarët në Administratën Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (Noaa) në SHBA, që bënë zbulimin, sugjerojnë se mund të jetë një vezë e çelur ose një sfungjer.

Studiuesit po kryejnë teste dhe një analizë të ADN-së për të gjetur se çfarë është ky objekt me shkëlqim – që ndihet si “ind lëkure” sipas Noaa-s.

Një krah i operuar nga distanca u vendos në det për ta marrë vezën që kishte një strukturë delikate “si lëkura”. Më pas u “thith” butësisht një tub për testim në një laborator.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...