15.3 C
Pec
E enjte, 12 Shtator, 2024

Stuhia nxjerr në plazhin e Floridës kokainë me vlerë 1 milion dollarë

Uragani Debby solli më shumë se erëra të fuqishme dhe stuhi në Florida – pako me kokainë me vlerë mbi 1 milion dollarë gjithashtu u shfaqen në bregdetin e Floridës.

Debby, i cili goditi shtetin amerikan si një uragan i Kategorisë 1, por që atëherë është reduktuar në një stuhi tropikale, solli drogën në bregun “Florida Keys”, shkroi në mediat sociale shefi i patrullës Kufitare të SHBA-së, agjenti Samuel Briggs II.

“Uragani Debby solli 25 pako me kokainë në një plazh në Florida Keys”, shkroi Briggs në platformën X ndërsa ka publikuar dy fotografi të paketave.

Briggs tha se sasia e drogës, e cila ka një vlerë prej më shumë se 1 milion dollarë, u gjet nga një qytetar i cili kontaktoi autoritetet policore.

Kokaina është gjetur në shumë raste në dhe pranë brigjeve të Floridës, e cila është jo shumë larg qendrave tranzitore të Karaibeve për drogën që trafikohet nga Amerika e Jugut në SHBA dhe Evropë.

Në vitin 2023, pako me kokainë me vlerë më shumë se 100 mijë dollarë u lanë në disa plazhe të Floridës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...