8 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Stuhitë e borës shkaktojnë kërdi në rrugët e Evropës

Evropa jugore, nga perëndimi në lindje, po vuan nga stuhitë e forta të borës.

Në Spanjë, disa autostrada kryesore u mbyllën pasi shumë provinca, duke përfshirë Soria, Segovia, Zaragoza dhe Guadalajara, u përfshinë nga stuhia Juan. Stuhia solli temperatura të ulëta dhe reshje të dendura bore që lanë gjysmën e vendit në gjendje alarmi, shkruan euronews.

Në Carinthia, në jug të Austrisë, stuhive të borës u parapriu shiu, i cili bëri kaos në trafik.

Policia raportoi për disa aksidente, por nuk ka të lënduar. Trafiku hekurudhor gjithashtu u ndërpre.

Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia në Ballkan gjithashtu përjetuan stuhi të forta bore. Në disa zona të Sllovenisë, u raportuan rrëke mbi 100 km/orë.

Në Bosnje dhe Kroaci, shumë rrugë, përfshirë autostradat kryesore, u mbyllën./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...