13.3 C
Pec
E shtunë, 12 Tetor, 2024

Studentët francezë gjejnë mesazhin 200-vjeçar në shishe

Studentët që po punonin në një vend arkeologjik në Francë bënë një zbulim befasues: një mesazh në shishe që daton 200 vjet më parë.

Upi ka shkruar se kreu i shërbimit arkeologjik rajonal, Guillaume Blondel, ka thënë se studentët vullnetarë po bënin një gërmim urgjent në mbetjet e një fshati kur gjetën shishen e vogël me një letër brenda.

Mesazhi në letër

“PJ Feret, një vendas nga Dieppe, anëtar i shoqërive të ndryshme intelektuale, kreu gërmime këtu në janar 1825. Ai vazhdon gërmimet në këtë zonë të gjerë, të njohur si Cite de Limes ose Kampi i Cezarit”, thuhet në mesazhin e letrës.

Blondel ka thënë se ishte moment i jashtëzakonshëm kur gjetën mesazhin.

“E dinim se kishte pasur më parë gërmime këtu, por gjetja e këtij mesazhi 200 vjet më parë…ishte befasi”, ka thënë ai.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...