23.2 C
Pec
E hënë, 2 Gusht, 2021

Suedia në krizë politike, e majta braktis qeverinë

Suedia aktualisht po përjeton një krizë politike. Parlamenti i vendit do të votojë të hënën për mocionin e mosbesimit kundër kryeministrit social-demokrat, Stefan Lofven.

Katër parti kanë arritur mazhorancën për këtë propozim, të cilin kryeministri e cilësoi të papërgjegjshëm. Deputetët në parlament u shprehën se ishin përpjekur ta shkarkonin që në momentin që mori postin, por vetëm sot e majta vendosi të mbështesë një votë totale mosbesimi.

Panorama politike suedeze është thellësisht e përçarë: koalicioni i minorancës ka nevojë për mbështetjen e së majtës dhe të dy partive të vogla të së djathtës për të qeverisur.

Arsyeja kryesore e përplasjes mes qeverisë dhe ish-aleatëve është çmimi i qirave për apartamentet e reja, apo të ndërtuar së fundmi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...