0.4 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Suedia: Presim që Turqia të nisë procesin e ratifikimit të NATO-s

Suedia thotë se “po pret” që Turqia të nisë procesin për të ratifikuar kërkesën e saj për t’u bashkuar me NATO-n, sipas ministrit të jashtëm të vendit, Tobias Billstrom.

Duke folur gjatë një konference shtypi në Riga, Letoni të enjten, Billstom nënvizoi gatishmërinë e Suedisë për të vazhduar me aplikimin e saj për anëtarësim, shkruan CNN.

“Po, ne jemi plotësisht gati dhe presim që procesi i ratifikimit të fillojë në Ankara,” tha Billstrom pas takimit me homologët e tij nordikë dhe baltikë.

Pas muajsh negociatash, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan më në fund ra dakord të mbështeste ofertën e anëtarësimit të Suedisë në samitin e NATO-s në Vilnius në korrik.

Suedia tani pret që parlamenti turk të votojë një dokument që miraton pranimin e saj në aleancën ushtarake./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...