27.9 C
Pec
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Sukses i madh për nxënësit e Kosovës, shkëlqejnë në Garën Ndërkombëtare “Neo Science Olympic”

Ekipi i nxënësve nga Kosova kanë shkëlqyer në garën ndërkombëtare: “Neo Science Olympic” të New Jersey Institute of Technology.

Ambasadori i Kosovës në New York ka bërë të ditur se nxënësit e Kosovës, fituan dje 6 medalje të arta dhe shumë të argjendtë dhe bronztë, në: matematikë, shkencë dhe robotikë.

“Nxënësit e Kosovës, fituan dje 6 medalje të arta dhe shumë të argjendtë dhe bronztë, në: matematikë, shkencë dhe robotikë, në garën ndërkombëtare: “Neo Science Olympic” të New Jersey Institute of Technology.

Në pritjen e sotme për nxënësit, arsimtarët dhe prindërit, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork.

Fëmijët e lindur në liri, na bënë krenarë në Ditën e Çlirimit të Kosovë”, shkruana ai.

Ndryshe, këta janë nxënësit që fituan në garën ndërkombëtare.

GERTI KIDA klasa 10 -vendi i parë nivel botëror-KODIM(Medalje e artë)

VESA XHYMSHITI – klasa e 6 vendi i parë në MATEMATIKË ( Medalje e artë)

JETON SYLEJMANI klasa e 5-Vendi i dytë në MATEMATIKË dhe SHKENCË( Medalje e artë)

HARUN HONDOZI  klasa 4- Vendi i parë në SHKENCË dhe vendi i dytë në MATEMATIKË(Medalje e artë)

LUM RRAHMANI -Klasa e klasa e 4 vendi i parë AI Challenge vendi i dytë SHKENCË dhe vendi i tretë në MATEMATIKË( Medalje e artë)

MOLOS GASHI klasa e 3- Vendi i parë në MATEMATIKË dhe vendi i tretë në SHKENCË. (Medalje e artë)

Me medalje u shpërblyen këta nxënës:

LUM PAÇARADA klasa e shtatë- medalje e artë në SHKENCË

LORIK BEGUNCA klasa e pestë – medalje e artë në MATEMATIKË

GJIN RRAHMANI klasa e tetë -medalje e artë në SHKENCË

BLIN BERISHA klasa e tetë- medalje e artë në SHKENCË. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...