27.9 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Sulm fizik mes palëve që ishin në shqyrtim gjyqësor, Gjykata Themelore në Prizren deklarohet për rastin

Një sulm fizik ka ndodhur sot në oborrin e Gjykatës Themelore dega në Suharekë. Incidenti ka ndodhur mes palëve që kanë qenë të ftuar për shqyrtim gjyqësor.

Lidhur me rastin, ka reaguar Gjykata Themelore e Prizren ku edhe ka dhënë detaje për incidentin.

Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur në oborr.

“Pranë Gjykatës Themelore – Dega në Suharekë, me 28.02.2025, është pranuar lënda në Departamentin Penal, ndaj një (1) të akuzuarit. B.B., për shkak të veprës penale lëndim I lehtë trupor, ku i dëmtuar është pala H.K., (ngjarje e cila kishte ndodhur me datë 28.12.2024). Gjyqtari i procedurës, ka caktuar shqyrtimin fillestar, për datën e sotme 18 qershor, nga ora 11:00. Në hyrjen e oborrit të Gjykatës, kur palët po hynin (pa kaluar kontrollin e sigurimit dhe kontrollit fizik), pala H.K., ka nxjerrë një mjet të forte nga çanta e tij, dhe sulmon personin B.B”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se në  ato momente ka reaguar edhe sigurimi fizik i Gjykatës, (të cilët ndodheshin brenda objektit të Gjykatës), dhe kanë ndaluar konfliktin dhe menjëherë është lajmëruar Policia e Kosovës, e cila ka vazhduar me procedurën hetimore, dhe palës që ka pësuar lëndimet i është dhënë ndihma mjekësore, derisa kanë arritur ekipet e emergjencës.

Gjyqtari mbikëqyrës i Gjykatës Themelore – Dega në Suharekë, ka ofruar bashkëpunimin e plotë për Policinë e Kosovës me qëllim të zbardhjes së ngjarjes.

Incidentin më herët e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më datë 18.06.2025, në orët e paradites, ndërsa ishin duke pritur në oborrin e Gjykatës në Suharekë, një person ka sulmuar një person tjetër me një mjet të fortë. Të dy personat ishin palë në një seancë gjyqësore”, ka pohuar ai.

Ai shtoi tutje se Policia është në vendngjarje dhe është duke hetuar rastin./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...