5.1 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Sulm me thikë në një shkollë në Sllovaki, dy të vrarë e një i plagosur

Dy persona u vranë dhe një tjetër u lëndua, pasi një nxënës kreu sulm me thikë në një shkollë në pjesën lindore të Sllovakisë.

Policia lokale tha fillimisht se i dyshuari – një nxënës 18-vjeçar i gjimnazit – ishte në arrati dhe u bëri thirrje njerëzve që të mos i afroheshin atij, raporton BBC.

Megjithatë, i dyshuari u kap pak më vonë. “Ne e sigurojmë publikun se të gjitha masat e nevojshme janë duke u marrë për t’ju bërë që të ndiheni të sigurt” – tha policia sllovake.

Më tej, policia tha se viktimat e adoleshentit ishin dy nxënës dhe një mësimdhënës.

Mediat sllovake raportuan se sulmi ndodhi në qytezën Spissk Stara Ves me rreth dy mijë banorë, afër kufirit me Poloninë, rreth orës 13:00.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...