11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Sulm me thikë në Oslo, lëndohen katër persona

Një person ka plagosur me thikë një mësues dhe tre anëtarë të tjerë të stafit në një shkollë në kryeqytetin norvegjez Oslo.

Sipas policisë norvegjeze ,sulmuesi është kapur por motivi nuk është i qartë akoma.

Katër viktimat, të gjithë të punësuar në Shkollën Brynseng në lindje të qytetit, u dërguan në spital me lëndime të lehta.

Sven Christian Lie, i departamentit të policisë në Oslo, tha se një hetim është nisur dhe oficerët kanë marrë në pyetje dëshmitarët.

Shkolla nuk ka dhënë asnjë koment për gazetat norvegjeze pavarësisht kërkesave

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...