ulmet ajrore izraelite i kanë vrarë 24 palestinezë në Rripin e Gazës të shtunën, përfshirë 10 njerëz që po kërkonin ushqim në këtë enklavë të rrënuar nga lufta, thanë zyrtarë spitalorë për Associated Press.
Dy punonjës amerikanë të ndihmës humanitare nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i cili mbështet nga Izraeli, u plagosën gjithashtu në jug të Gazës pasi persona të panjohur hodhën granata ndaj tyre në një pikë të shpërndarjes së ushqimit, tha organizata.
Kjo gjakderdhje ndodhi në një kohë kur përpjekjet për armëpushim të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, që synojnë t’i japin fund luftës pothuajse 21-mujore, duket se po fitojnë vrull.
Hamas – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – dha përgjigje “pozitive” të premten në mbrëmje për propozimin e fundit amerikan për një armëpushim 60-ditor, por tha se nevojiten më shumë bisedime për zbatimin e tij.
Lajmi i plotë në Radio Evropa e Lirë. /Njeshi/