8.7 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 54 numri i palestinezëve të vrarë

Ka shkuar në 54 numri i të vdekurve në Gaza që kur Izraeli rifilloi operacionin e tij ushtarak të premten në mëngjes, sipas autoriteteve palestinezë. Të paktën 15 persona janë vrarë në sulmet ndaj shtëpive në Shujayea.

Tel Aviv akuzoi Hamasin për shkeljen e kushteve të një armëpushimi të përkohshëm. Pak para përfundimit të afatit, sirenat u dëgjuan në jug të Izraelit. Më pas autoritetet njoftuan se kishin kapur një raketë të lëshuar nga Hamas.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Katari edhe Egjipti po vazhdojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje mes dy palëve, edhe pse luftimet kanë rifilluar.

Armëpushimi çoi në lirimin e më shumë se 110 pengjeve që mbaheshin në Gaza, por rreth 140 mbeten në robëri.

Po ashtu rreth 300 palestinezë janë liruar nga burgjet izraelite, sipas edhe përcaktimit të marrëveshjes, ku një peng lirohej kundrejt tre palestinezëve të burgosur. Këto shkëmbime kishin kryesisht të bënin me fëmijë dhe gra, ose të moshuar me sëmundje të rënda.

Qindra kamionë me ndihma, por edhe avionë me furnizime humanitare e shëndetësore, kaluan në pjesën më të madhe të Gazës përgjatë armëpushimit, të drejtuar nga grupet e mëdha botërore humanitare, si Kryqi i Kuq, apo Gjysmëhëna e Kuqe./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...