Në xhirimin e gjatë 6 minuta e 37 sekonda të postuar në rrjetet sociale gjatë rrugës për në xhami, në veturën e terroristit mund të dëgjohet kënga në gjuhën serbe kushtuar kriminelit Radovan Karaxhic i akuzuar për krime lufte ndaj civilëve në Bosnjë dhe Hercegovinë “Karadžiću vodi Srbe svoje”.
Nga 49 të vrarët, 30 prej tyre janë ekzekutuar në xhaminë Al Noor, e dhjetë tjerë në xhaminë Linwood e të tjerët në oborrin e xhamisë. Mediat lokale raportojnë se të paktën 48 tjerë janë plagosur, ku 20 prej tyre janë në gjendje kritike.
]]>