Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë një polic, i ka ndryshuar prioritetet e Qeverisë së Kosovës.
Para vazhdimit të dialogut me Serbinë dhe themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe(AKS), nga ekzekutivi kanë thënë se nuk mund të ketë vëmendje për aq kohë sa mungon siguria dhe sanksionet ndaj palës tjetër në dialog.
Pra, prioritet është garantimi i sigurisë brenda territorit të Kosovës dhe sanksionet ndaj Serbisë.
“Topi” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë do të duhej të kalonte në fushën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) – së paku sipas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidentja Osmani, kishte thënë se Kosova duhet që së bashku me ShBA-të të përgatisë draftin për statutin e AKS-në.
Lajmi i plotë në RTK. /Njeshi/