10 C
Pec
E mërkurë, 28 Shkurt, 2024

Sulmi i armatosur në Pragë: Nuk ka viktima e as të lënduar nga Kosova

15 persona raportohet deri më tani se kanë vdekur si pasojë e një sulmi të armatosur në Universitetin e Pragës.

Në mesin e viktimave është edhe autori i kësaj ngjarje të rëndë, 24-vjeçari David Kozak.Nga sulmi i armatosur janë edhe dhjetëra persona të plagosur. Lidhur me rastin, është deklaruar ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Ibërhysaj. Iberhysaj tha se nuk ka viktima e as të lënduar nga Kosova.

“Për fat të mirë nuk ka shtetas tonë në mesin e viktimave dhe as të lënduarve”, tha ajo për  Më herët, Ambasada e Kosovës në Pragë, me anë të një njoftimi i kishte ftuar shtetasit e Kosovës, që gjenden atje, që t’i ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...