Sipas një gazetari të medias shterërore iraniane, gjashtëdhjetë persona janë vrarë pas një sulmi izraelit ndaj një ndërtese banimi në Teheran.
Siç raporton CNN 20 fëmijë u vranë në ndërtesën e banimit, përfshirë një foshnje vetëm 6 muajshe. Ndërkaq, dhjetë trupa thuhet se mbeten nën rrënoja.
Televizioni iranian transmetoi pamje direkte të punëtorëve që po hiqnin mbeturinat nga vendi i ndërtimit të një ndërtese 14-katëshe në kompleksin rezidencial Shahrak-e Shahid Chamran në Teheran.
I dërguari i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, tha të premten se të paktën 78 persona ishin vrarë nga sulmet izraelite. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse 60 të vrarët në ndërtesën e banimit ishin përfshirë në numrin e tij./Njeshi/