Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat disa persona të cilët mund të kenë lidhje ose dijeni për sulmin me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë.
Burime për Ora News bëjnë me dije se policia ka dijeni se automjeti që ka ndihmuar në largimin e autorëve nga vendi ngjarjes ka udhëtuar drejt Vlorës.
Sulmi ndaj Top Channel ishte një akt i mirëmenduar me qëllim për të terrorizuar, sipas kryeredaktorit të lajmeve Altin Kreka.
“Është ngjarje e mirëmenduar. Autorët kanë gjetur makinën, kanë vjedhur targat, kanë investuar para për këtë sulm. Duket që është akt terrorist për të dhënë një mesazh. Mesazh për të heshutr, për të indimiduar”, shprehet Kreka në “Shqipëria Live”.
Kryeredaktori thekson se asgjë nga këto që ndodhi nuk e tremb Top Channel, ndërsa shprehet se ngjarja mund të ishte më tragjike pasi në godinë ndodheshin dhjetëra gazetarë dhe punonjës të tjerë.
“Fatkeqësisht humbi jetën babai i tre fëmijëve. Ngjarja mund të ishte më e rëndë. Pak minuta më para ka qenë stafi i lajmeve të edicionit të mesnatës. Pak minuta më pas ka qenë një tjetër staf që edhe njoftoi për ngjarjen./Njeshi/