17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Sulmi me hark dhe shigjetë në Norvegji, detaje nga incidenti ku mbetën pesë viktima

Pesë persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë lënduar në Norvegji pasi një burrë i sulmoi ata me një harkë dhe shigjetë.

Njoftimet e para për sulmin në zonën Kongsberg në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo u dhanë në orën 18:13 (me kohë lokale).

Si rrjedhojë e këtij sulmi, si i dyshuar u arrestua një danez i moshës 37-vjeçare.

Policia beson se ai ka vepruar vetëm dhe do të nisë hetimet nëse incidenti ishte një akt terrorizmi, tha një zëdhënës.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeministrja e vendit Erna Solberg e cila deklaroi se raportimet mbi incidentin kishin qenë “tmerruese”

“Unë e kuptoj që shumë njerëz kanë frikë, por është e rëndësishme të theksohet se policia tani situatën e ka në kontroll”, tha ajo në një konferencë shtypi.

I dyshuari thuhet se ka nisur sulmet brenda një supermarketi “Coop Extra” në anën perëndimore të Kongsberg. Një nga të lënduarit ishte një oficer policie jashtë detyrës derisa ishte në dyqan në atë kohë.

Një zëdhënës i supermarketit më vonë e konfirmoi se një “incident i rëndë” në dyqanin e tyre, duke shtuar se asnjë nga stafi i tyre nuk u lëndua fizikisht.

Shefi i policisë lokale, Oyvind Aas, e konfirmoi se sulmuesi kishte arritur t’i shpëtonte një konfrontimi fillestar me policinë para se një arrestim të bëhej përfundimisht në orën 18:47 minuta, 34 minuta pasi filloi sulmi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...