20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Sulmi në Finlandë ku u plagos dhe vajza nga Kosova, Osmani: Ndajmë dhimbjen me familjet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas ngjarjes tragjike në një shkollë në Finlandë, ku një fëmijë mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën rënëd, që një nga ta është një vajzë nga Kosova.

E para e shtetit ka thënë se Kosova ndan dhimbjen e familjeve pas të shtënave në shkollën në Finlandë.

Tutje ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës dhe i ka uruar shërim të shpejtë dy vajzave të lënduara.

“Kosova ndan dhimbjen e familjeve pas të shtënave tragjike në shkollë në Finlandë. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes së të ndjerit dhe shërim të shpejtë të lënduarve, përfshirë një vajzë nga Kosova. Ne qëndrojmë në solidaritet me Presidentin Alexander Stubb”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...