Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas shpërthimit që ka ndodhur sonte në kanalet e Ibër-Lepencit.
Ajo ka thënë se bandat kriminale serbe do të humbasin sërish në “në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste”
“Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës. Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste. Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike”, tha Osmani.
Ajo i ftoi qytetarët që të tregojnë maturi e qetësi në këtë rast.