4.3 C
Pec
E premte, 6 Dhjetor, 2024

Sulmi në Zubin-Potok, KFOR: Ofrojmë mbështetje të sigurisë pas sulmit në tubacionin e ujit

KFOR ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm në kanalin e Ibër-Lepencit, duke thënë se e dënon ashpër dhe shtoi se është e rëndësishme që të faktet të vërtetohen dhe që ata që e kryen sulmin të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë.

“Misioni i NATO-s, KFOR, dënon ashpër sulmin në tubacionin e ujit të Zubin Potokut, i cili pati një ndikim të rëndë në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në veri të Kosovës. Është e rëndësishme që të vërtetohen faktet dhe që autorët të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë”, ka thënë KFOR.

KFOR tha se ka ofruar siguri në vend dhe zonat përreth dhe se ka ndihmuar edhe në asgjësimin logjistik të mjeteve shpërthyese dhe mbështetje për institucionet e Kosovës.

“Personeli i KFOR-it që nga mbrëmë ka ofruar siguri në tubacionin e ujit dhe në zonat përreth; për më tepër, KFOR-i ka ofruar të sigurojë asgjësimin logjistik të mjeteve shpërthyese dhe mbështetje inxhinierike për institucionet në Kosovë”.thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...