9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Sulmi seksual ndaj të miturës, 63-vjeçari nesër do të dalë para gjykatës

63-vjeçari i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture 15-vjeçare, nesër do të dalë para Gjykatës në Pejë.

Zëdhënësi në Prokurorinë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se nesër do të shqyrtohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Po, i njëjti është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit për veprën penale ‘dhunimi’ dhe njëkohësisht Prokurori i Shtetit gjatë ditës së sotme ka parashtruar edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ç’rast seanca pritet të mbahet nesër ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë”, ka thënë Nikçi .

“Ky rast ka të bëjë me një të mitur e cila dy javë më parë është raportuar e zhdukur nga prindërit e saj, dhe gjatë ditës së djeshme e njëjta është paraqitur në stacionin policor bashkë prindërit e saj dhe Policia pasi që ka pranuar informatat e duhura, ka arrestuar personin e dyshuar i cili gjendet tani në ndalim policor dhe njëkohësisht nesër do të dalë para gjykatës ku do të shqyrtohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij”, ka thënë Shkodran Nikçi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...