8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Sulmi terrorist në Banjskë, Gjykata ua vazhdon edhe për nga dy muaj paraburgimin tre të dyshuarve

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka zgjatur edhe për dy muaj paraburgimin tre të dyshuarve për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra heroi Afrim Bunjaku.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi. Gashi ka thënë se atyre u është vazhduar masa e paraburgimit deri më 24 prill.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që të pandehurve V.T, B.S dhe D.M iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të njëjtëve iu është vazhduar deri me datë 24.04.2024”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, përgjegjësinë për organizimin e këtij sulmi e ka marrë Milan Radoiçiq, pasi Ministri Xhelal Sveçla kishte publikuar pamje ku dëshmohej se ai kishte marrë pjesë në këtë sulm. Radojiçiq ndodhet tashmë në sistemin për urdhërarrest, të organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, INTERPOL.

Radoiçiq, i cili i priu grupit terrorist në Banjskë, aktualisht ndodhet në Serbi ku i është caktuar masa e largimit nga Serbia dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Institucionet e Kosovës thonë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq qëndron pas këtij sulmi. Presidentja Vjosa Osmani tha së fundmi se këtë asaj ia kanë konfirmuar disa liderë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...