11.6 C
Pec
E diel, 6 Tetor, 2024

Sulmi terrorist në Banjskë, mbërrijnë në gjykatë të dyshuarit – i pranishëm në cilësinë e dëshmitarit edhe polici i plagosur, Alban Rashiti

Një ditë pasi u mbush një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, të mërkurën (sot) do të nisë gjykimi ndaj 45 të akuzuarve, që Prokuroria Speciale i ka identifikuar si përgjegjës të tentativës për ta aneksuar veriun e Kosovës.

Më 11 shtator, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe 44 personave të tjerë.

Ata akuzohen se me dhunë e me armatim të rëndë tentuan ta shkëpusnin pjesën veriore dhe t’ia bashkonin Serbisë.

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale si “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarja e parave”.

Sipas aktakuzës, shteti i Serbisë ia vuri në dispozicion grupit të Radoiçiqit infrastrukturën ushtarake dhe i ofroi armë.

Po ashtu, në dokument theksohet se Radoiçiqi u fuqizua duke siguruar tenderë në vlerë rreth 100 milionë euro, shumica nga shteti serb, por edhe nga buxheti i Kosovës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...