13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Sulmohet fizikisht këshilltari i Ministrisë së Jashtme, policia jep detaje

Këshilltari në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Çerim Bajrami, të hënën është sulmuar fizikisht në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai ka thënë se viktima është goditur nga i dyshuari me boks në hundë duke pësuar lëndime trupore.

“Deri te fjalosja ka ardhur për shkak se i dyshuari me disa të tjerë ka qenë duke lujtur me top ndërsa viktima ka kërkuar nga ata që të ndërpresin lojën e të mos i shqetësojnë”, tha Bytyqi. Partia Demokratike e Boshnjakëve – Koalicioni Vakat, e ka dënuarsulmin ndaj Çerim Bajramit.

Përmes një reagimi, Partia Demokratike e Koalicionit Boshnjak Vakat, thotë se me indinjatën më të thellë, dënon këtë akt frikacak të dhunës që ka ndodhur ndaj Bajramit.

“Ne besojmë se sulmi fizik ndaj çdo individi, pavarësisht nga pozicioni apo bindjet e tij, është krejtësisht i papranueshëm dhe krejtësisht në kundërshtim me vlerat tona themelore njerëzore”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, sulme të tilla jo vetëm që rrezikojnë individin që synohet, ato shkelin të drejtat themelore të njeriut dhe paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për vlerat e komunitetit. “Ndaj është e domosdoshme që institucionet e drejtësisë të reagojnë urgjentisht dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e duhur për të vënë para drejtësisë autorët e këtij akti të shëmtuar”.

“Shprehim shpresën tonë të sinqertë për shërimin sa më të shpejtë të z. Bajrami dhe qëndrojmë pranë tij si simbol i mbështetjes së paqes, tolerancës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ne do të vazhdojmë të promovojmë në mënyrë aktive një kulturë dialogu, duke respektuar diversitetin dhe duke shtypur çdo formë dhune në shoqërinë tonë”, thuhet në reagim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...