4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Sulmohet me granatë dore ndërtesa e komunës së Zveçanit

Ndërtesa e komunës së Zveçanit  është sulmuar me granatë dore, mbrëmë pas mesnate.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani tha se nuk ka pasur të lënduar përpos dëmeve materiale. Ai bëri të ditur se ndërtesa e komunës është dëmtuar dhe po ashtu edhe katër vetura të parkuara.

Sipas dyshimeve të policisë, bëhet fjalë për një granate dore e llojit M-75.

“Mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që ne dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit M-75. E njëjta ka shkaktu dëme materiale në ndërtesën e komunës së Zvecanit e po ashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër. Nuk ka të lënduar apo të dyshimtë, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit.

Policia mbetet e përkushtuar që të vazhdoj të ofroj shërbimet ndaj qytetarëve të veriut të vendit”, tha Elshani.

Kujtojmë se dy ditë më parë, dy granata dore janë hedhur edhe në oborrin e stacionit policor në Zveçan. Policia bëri të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci dënoi ashpër këtë akt, duke e quajtur të papranueshëm dhe kërcënim serioz ndaj sigurisë publike.

Peci, ka thënë se si kryetar i asaj komune do të angazhohet për të siguruar se do të merren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të mbështetur institucionet e rendit dhe ligjit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...