23.3 C
Pec
E mërkurë, 12 Qershor, 2024

Sulmohet me molotov ambasada e Izraelit në Rumani

Një person ka hedhur molotov në ambasadën e Izraelit në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, këtë të hënë. Policia ndërhyri menjëherë duke vënë në pranga autorin, një 34-vjeçar, i cili kërcënoi se do t’i vinte flakën vetes.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Izraelit, sipas të cilës, autori ishte me origjinë nga Siria.

Zëdhënësi i policisë në Bukuresht është shprehur për mediat vendase se autori e ka kryer aktin për arsye personale dhe jo i motivuar nga lufta e Izraelit në Rripin e Gazës.

Ambasadori i Izraelit në Rumani, Reuven Azar, dënoi incidentin duke thënë se “terrorizmi nuk njeh kufij” dhe duke e etiketuar të dyshuarin një “ekstremist të dhunshëm”, i cili po merret në pyetje nga policia rumune.

“Unë dua që ju të jeni të bindur se ne jemi të sigurt, jemi të paprekur,” tha ai, duke shtuar se as Izraeli dhe as Rumania “nuk do t’i dorëzohen terrorizmit”.

Ambasada falënderoi forcat e sigurisë dhe policisë rumune për “përgjigjen e tyre të shpejtë dhe efikase”. Policia tha se po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Njeshi&AP/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...