22.8 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Sulmoi fizikisht ekipin mjekësor të QKMF-së, shoqërohet në polici një i dyshuar në Obiliq

Një person është shoqëruar në stacion policor, pasi kishte sulmuar fizikisht ekipin mjekësor të QKMF-së.

Lajmin e ka bërë të ditur, Policia e Kosovës.

Incidenti në fjalë ka ndodhur në Obiliq mëngjesin e djeshëm, derisa ekipi mjekësor i QKMF-së ishin duke i dhënë ndihmë mjekësore një personi.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim të policisë.

Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...