28.6 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Sulmoi gruan e tij, arrestohet një person në Prishtinë

Të premten në Prishtinë është arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar gruan e tij. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor.

Derisa, siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, të arrestuarit gjatë kontrollit në shtëpi i janë sekuestruar tri armë, 3 karikatorë me 14 fishekë

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar tri armë, 3 karikatorë me 14 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...