Një person është arrestuar në Istog, pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar zyrtarin policor.
Policia ka njoftuar se polici i është nënshtruat trajtimit mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti ka kanosur, ofenduar dhe ka rezistuar gjatë arrestimit, me ç’rast një zyrtar policor dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia. /Njeshi/