25.7 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Sunak: Planifikojmë të rifusim shërbimin e detyrueshëm kombëtar për 18-vjeçarët

Kryeministri britanik, Rishi Sunak njoftoi se e kanë në plan për të rifutur shërbimin e detyrueshëm kombëtar për 18-vjeçarët.

Kjo nënkupton se të rinjtë do të bëhen pjesë e ushtrisë, ose do të kryejnë shërbime për komunitetin.

Ky plan i Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të realizohet nëse ky subjekt politik i fiton zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Sunak tha se nisma synon të nisë një “shpirt kombëtar” të ngjashëm me atë që ishte parë gjatë pandemisë COVID, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv.

Nëse do të niste funksionalizimi i planit, 18-vjeçarët do të detyroheshin të ishin pjesë e ushtrisë për një fazë 12-mujore me kohë të plotë, ose të angazhohen në shërbimin komunitar një fundjavë në muaj për një vit.

Skema e cila është vlerësuar të kushtojë afërsisht 2 miliardë e gjysmë paund ose 2.9 miliardë euro, synon t’u sigurojë të rinjve aftësi dhe përvojë pune të vlefshme.

Një gazetë e brendshme e konservatorëve, sugjeroi se të rinjtë mund të arrestoheshin për mospjesëmarrje.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...