17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

“Sunny Hill” mbahet në Prishtinë dhe në Tiranë

Festivali “Sunny Hill” është rikthyer në Prishtinë, pas anulimit ditë më parë.

Megjithëse ende nuk dihet ku saktësisht, “Sunny Hill” në javën e parë të gushtit do të mbledhë artistë të shumtë në kryeqytet.

“Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme. Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë.” thuhet nw deklaratën e përbashkët të Festivalit “Sunny Hill”, Ministrisë së Kulturës, Komunës së Prishtinës.

Mirëpo edhe Tirana do të jetë nikoqire e Dua Lipës e disa artistëve të tjerë, gjatë datave 26,27 dhe 28 gusht.

E një kryeqytetase iu gëzua lajmit që nuk do të duhet të shkojë në kryeqytetin e Shqipërisë për të dëgjuar artistët e “Sunny Hill”.

“Shumë sene tjera duhet me u marrë parasyshë parase me shku në Tiranë në këtë rast, pushimet që duhet me u marrë, vendi duhet me u rezervu, që janë shpenzime ekstra” tha Abide Ujkani, pjesëmarrëse në “Sunny Hill”

Por dikush që udhëtoi nga Franca për të marrë pjesë në festival, nuk e kishte këtë problem.

“Nuk e kam pas problem edhe në Tiranë me  u mbajt, ama për njerëzit e këtuhit ka dallim dhe e kuptoj” tha  Zeneta Nishori, pjesëmarrëse në “Sunny Hill”

Të martën e kaluar Organizatori i “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa pati njoftuar se festivali do të zhvendoset në Tiranë sepse institucionet vendore e kishin zvarritur përgjigjen ndaj kërkesës për caktimin e lokacionit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...