6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Sunrise blen operatorin më të madh kabllor në Zvicër

UPC është operatori broadband kabllor më i madh në Zvicër. Megjithatë Swisscom kontrollon 58% të tregut celular në Zvicër dhe Sunrise vetëm 25%.

Operatori Zviceran Sunrise konfirmoi blerjen e aseteve të Liberty Global në Zvicër për 6.3 miliardë dollarë duke e vendosur në një pozicion më të favorshëm konkurrence përballë Swisscom që është edhe operatori dominant.

Liberty Global kontrollohet nga pioneri i shërbimeve kabllore në SHBA John Malone i cili prej disa muajsh është tërhequr nga disa prej investimeve Evropiane.

UPC Switzerland do të bëhet pjesë e Sunrise që është operatori i dytë më i madh celular në vend pas Swisscom.

Shërbimet fikse të UPC përdoren nga 1.1 milion abonentë TV dhe 138,000 mijë abonentë të telefonisë.

Për Malone i cili është kryetari i bordit dhe anksioner në Liberty Global është tërheqja e radhës nga Evropa.

Kompania e tij ka rënë dakord të shesë operacionet në Gjermani dhe Evropën Lindore tek Vodafone për 21.8 miliardë dollarë.

Gjithashtu është duke shitur UPC Austria tek filiali Gjerman T-Mobile Austria.

UPC është operatori broadband kabllor më i madh në Zvicër. Megjithatë Swisscom kontrollon 58% të tregut celular në Zvicër dhe Sunrise vetëm 25%. 

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...