18.8 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Agjenti i Lamine Yamal, Jorge Mendes, i ka thënë Paris Saint-Germain se klienti i tij nuk do transferohet.

Asnjë lloj oferte nuk do të ndryshonte vendimin e Barcelonës nëse parisienët nuk bëjnë një ofertë prej 1 miliard eurosh dhe vetë lojtari pranon të largohet, ka shkuar gazetari i AS, Andres Onrubia,

Më herët u raportua se PSG mendoi të zëvendësojë Kylian Mbappe me 16-vjeçarin këtë verë.

Gjithashtu këtë vit, Joan Laporta zbuloi se Barcelona kishte refuzuar ofertën prej 200 milionë eurosh të PSG-së për Yamal.

Lamine Yamal ka regjistruar 14 gola në 44 paraqitje për Barçën këtë sezon./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...