Kosova po luan ndaj Lituanisë në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Ndeshja nisi shumë mirë për Dardanët, që arritën të shënonin që në start.
Fillimisht ishte Edon Zhegrova që në minutën e dytë që provoi me një gjuajtje të fortë nga distanca, por topi shkoi mbi portë.
Në minutën e pestë, një presion i sulmit të Kosovës solli sukses. Albion Rrahmani vjedh një top nga mbrojtja, pason te Vedat Muriqi, i cili me të parën gjen Muharrem Jasharin në zonë për të shënuar për 1-0.
Atmosferë fantastike në “Fadil Vokrri” pas golit, ku i gjithë stadiumi u ngritë në këmbë./Njeshi/