0.4 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Super derbi në kryeqytet, Sigal Prishtina e pret Pejën

Java e 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë edhe sot me dyu ndeshje interesante, ku vëmendja pa dyshim do të jetë në kryeqytet.

Derbi i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, dy skuadra që kanë treguar formë shumë të mirë në vitin 2025.

Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës përballen në një sfidë interesante të dielën në kryeqytet.

Të dy skuadrat kanë nga dhjetë fitore e tetë humbje, ku pritet një përballje e baraspeshuar.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro, por shumë e rëndësishme është ndërmjet Borës dhe Vëllaznimit.

Bora ka pesë fitore e 13 humbje, derisa kuqezinjtë në formë shumë të mirë kanë dhjetë fitore e tetë humbje. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...