Sot fillon java e 16-të në Superligën e Basketbollit kosovar.
Ndeshja e vetme e ditës së sotme është ajo mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, e cila zhvillohet në palestrën ”Minatori”, më fillim nga ora 17:00.
Mitrovicasit janë liderë me 11 fitore e katër humbje, ndërsa therandasit ndodhen në vendin e gjashtë me shtatë fitore e tetë humbje./Njeshi/