-Drita ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit kosovar.
Mysafirët ia dolën të kalojnë në epërsi në minutën e 39-të përmes Kostyshyn, i cili me kokë realizoi për 1-0 pas një harkimi fantastik brenda zonës.
Ky gol bëri që të ketë protesta të mëdha nga vendasit dhe për pasojë Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 41-të.
Me të filluar pjesa e dytë, si rrallëherë në futboll, Dukagjini bëri katër zëvendësime qysh në fillim të ndeshjes.
Këto ndryshime duket se i dhanë lojës së tyre një ngjyrë tjetër, pasi në fund ata ia dolën të barazojnë shifrat.
Po luhej minuta e 93-të e takimit kur Hekuran Berisha shënoi për të barazuar rezultatin në 1-1 pas asistimit nga Mërgim Pefqeli.
Pas këtij barazimi, Drita shkon në kuotën e 54 pikëve dhe vazhdon si lidere e tableës, duke lënë mbrapa Ballkanin me 43 sosh.
Dukagjini në anën tjetër renditet në pozitën e shtatë në tabelë dhe numëron 32 pikë.
-Prishtina ka fituar në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ekipi i Jean-Michel Cavallit nuk ka arritur fitore as pas shtatë ndeshjeve në pranverë, duke shkuar në një seri prej dhjetë takimeve pa fitore radhazi.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, ku nuk munguan rastet, por u shënuan vetëm një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua nga mysafirët, të cilët me anë të një autogoli nga Senad Jarovic (23’) kaluan në epërsi 0-1.
Në pjesën e dytë, vendasit ishin dukshëm skuadër më e mirë, duke krijuar më shumë raste në tentim për të barazuar rezultatin, por Ardit Nika ishte disa herë shpëtimtar i mysafirëve, ashtu si Kenan Haxhihamza i vendasve.
Megjithatë, kur ndeshja pritej të përfundonte me fitoren e mysafirëve, në skenë doli Marko Roganovic (90+), i cili nga afërsia shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 1-1.
Pas këtij barazimi, Gjilani e sheh veten në pozitën e katërt me 35 pikë, ndërsa Prishtina renditet e pesta me 32 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, kryeqytetasit luajnë në shtëpi ndaj Feronikelit ’74, teksa gjilanasit luajnë si mysafir i rivalëve të Dritës.