Pas pushimit të kombëtareve, Pro Credit Superliga rikthehet në aksion me përballje interesante.
Të shtunën do të zhvillohet derbi i qytetit ndërmjet Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit, i cili pritet të sjell emocione të mëdha në qytetin e Prizrenit.
Basketbollistët e Bashkimit e nisën kampionatin mjaft mirë me shtatë fitore radhazi, por më pas erdhën dy humbje, ku numërojnë shtatë fitore e dy humbje, kurse Proton Cable Prizreni ka dy fitore e shtatë humbje./Njeshi/