6.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Superliga e basketbollit vazhdon me dy super-ndeshje, Peja pret Vëllaznimin

Superliga e basketbollit do të vazhdojë sot me dy super-ndeshje, në kuadër të xhiros së 15-të.

Mbrëmë u zhvilluan dy ndeshje, ku Sigal Prishtina e mundi me vështirësi Proton Cable Prizrenin, kurse Trepça regjistroi fitore bindëse kundër Istogut.

Ndërkaq, sonte na presin dy duele tjera që pritet të jenë mjaft interesante të fqinjëve.

I pari është ai mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit.

Therandasit o kanë tetë fitore e gjashtë humbje, ndërsa prizrenasit i kanë katër fitore e dhjetë humbje, andaj të dyja skuadrat e synojnë fitoren, që të kenë plasman sa më të mirë në garat e rregullta.

Peja – Vëllaznimi është sfida e fundit, që njëkohësisht pritet të jetë më interesantja e kësaj xhiroje.

Kampionët e Kosovës janë në vendin e dytë me dhjetë fitore e katër humbje, ndërsa kuqezinjtë i kanë shtatë fitore e shtatë humbje, duke u renditur në vendin e pestë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...