Kjo përballje zhvillohet të shtunën ne palestren e sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj duke filluar nga ora 19:00. Ekipi i cili në këtë ballafaqim do të shënoj fitore do të kryesoj në tabelën e klasifikimit .
Kryetrajneri i Besës Arben Muqolli, para ballafaqimit me Kastriotin u shpreh optimist në epilogun përfundimtar të takimit, duke vlerësuar formën e mirë të skuadrës së tij dhe përforcimet e bëra në kuadrin e hendbollistëve. Ai ka thënë se fitorja do të jetë synim i Besës në derbi.
Çiftet tjera rivale të javës së 16 janë:
Trepça-Vëllaznimi ndeshja zhvillohet të premten. Të shtunën përpos derbit Kastrioti – Besa përballën edhe Samadrexha – Zhegra dhe Drita – Drenica. Takimi i fundit i kësaj jave zhvillohet të dielën ku ballafaqohen Prishtina – Vushtria